GazetaMax
Lajme

Arsovska denoncon hapur Mickoskin: Në momentin kur do bëhem kryeministër do të të tërheqim nëpër rrugë

Shkup, 15 dhjetor – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se konkretisht, personalisht dhe drejtpërdrejtë ka marrë kërcënime nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

“kam pasur kërcënime nga Hristian Mickoski dhe atë konkretisht, personalisht dhe drejtpërdrejtë me fjalët ‘nëse nuk e bën këtë, do të të ndodhë kjo dhe kjo’. ‘Në momentin e parë kur do të bëhem kryeministër do të të tërheqim zvarrë nëpër rrugë, do ta fshijmë dyshemenë me ty”. Besoj se jo një grua, por as një njeri nuk duhet të vihet nën një presion të tillë. Atij që i flet këto kërcënime nuk duhet t’i lejohet asnjë moment të jetë në funksion, në të cilin do të mund t’i përmbushte këto kërcënime”, theksoi sonte Arsovska gjatë pjesëmarrjes në televizionin kanal 5.

Ajo gjithashtu i demantoi spekulimet nga VMRO-DPMNE se ka realizuar takim të fshehtë me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe porositi të kërkohet dorëheqje nga ata persona të cilët në vazhdimësi manipulojnë dhe se nuk planifikon që ajo të tërhiqet nga funksioni.

“Arriti Mickoski të dalë në mediume dhe të thotë se nuk do të kërkojë dorëheqjen time, por se nuk e kemi ditur se çka do të më sjellë jeta dhe qytetarët duhet ta dënojnë këtë. Nëse mendoni se me presion të këtillë do të shkaktojnë tërheqjen time, nuk do ta bëj atë”, tha Arsovska.

Related posts

Vdiq në spital, familjarët e Jani Rustemit: E vrau shteti, do bëjmë vetëgjyqësi

Gazeta Max

Disa pjesë të Çairit dhe Qendrës sot pa ujë

Gazeta Max

Sot varrosen tre anëtarët e vrarë të familjes Bekteshi

Gazeta Max