GazetaMax
Lajme

Arsovska: Qyteti i Shkupit do të funksionojë ashtu si deri tani por me persona me integritet

Shkup, 22 shtator – Qyteti i Shkupit do të funksionojë ashtu siç deri më tani, por unë besoj se me personat që do të kenë pak më shumë integritet se ata që, siç e pamë, e vetmja gjë që u intereson janë prapavijat të motivuara politikisht, deklaroi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska.

“Mendoj se ata vetë kanë thënë mjaftueshëm për atë që ka ndodhur në periudhën e kaluar. Pak kontradiktore, nga njëra anë kishin liri të plotë për të realizuar projekte të shumta të cilat i listojnë, dhe në anën tjetër tregojnë për një mungesë komunikimi”, theksoi Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për dorëheqjen e drejtorit të NP “Parqe dhe Gjelbërime”, i cili është drejtori i pestë i ndërmarrjes publike të Qytetit të Shkupit që ka dhënë dorëheqje pas paralajmërimit të ndërprerjes së bashkëpunimit të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me kryetaren e Qytetit të Shkupit.

Për qytetarët është e qartë, shtoi ajo, se ata ishin aty për ta bërë punën e tyre me përgjegjësi dhe ndershmëri.

“Por nëse liderët e partive të tyre janë ata që do t’u diktojnë se si të veprojnë në jetë, më duhet të them se është keqardhje e madhe për qytetarët që prisnin diçka më shumë prej tyre”, tha Arsovska.

Në lidhje me pyetjen nëse do të ketë u.d drejtor të ri në funksionet e lira, Arsovska tha se ka afate ligjore në të cilat do të veprohet me atë që duhet të përfundoj.

Related posts

Milanoviq propozoi që Kosova të anëtarësohet në NATO, reagon ministri Mehaj

Gazetamax.mk

Arsovska: Nuk do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në Shkup

Gazetamax.mk

Gruaja në timon hedh në ajër të moshuarën në vijat e bardha

Gazetamax.mk