GazetaMax
Lajme

Arsovska: Qyteti i Shkupit nuk ka kurfarë detyra dhe marrëdhënie detyruese me askënd nga transportuesit privat të autobusëve

Shkup, 26 janar – Qyteti i Shkupit nuk ka kurfarë detyra dhe marrëdhënie detyruese me askënd nga këta transportues, më së paku me ata të cilët manipuluan, i mbushën xhepat – kanë miliona në xhepat e tyre, ndërsa këta njerëz punuan atje për rrogë, theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Kryetarja Arsovska e tha këtë në konferencën e sotme për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me transportuesit privat të autobusëve dhe borxhin ndaj tyre.

“Qyteti i Shkupit nuk ka kurfarë marrëdhënie detyruese kredituese, Ne si vetëqeverisje lokale u bëjmë thirrje në konkurs publik të licensohen me çka më tutje do të kryejnë shërbim të transportit publik së bashku me NPQ-në. ne as nuk kemi borxh, as nuk kemi kurfarë marrëveshje detyruese as çfarëdo tjetër që shkakton implikime financiare apo detyrime ndaj kut do qoftë prej këtyre personave”, theksoi kryetarja e Qytetit.

Në pyetjen nëse është e drejtë të gjithë vozitësit të cilët janë mbi 500 të mbeten pa punë për shkak të manipulimeve të disa njerëzve, Arsovska pyeti përse nuk janë paraqitur kur ka qenë konkursi dhe kur kanë mundur të paraqiten.

Sipas Arsovskës, ato marrëveshje janë bërë dhe me to është definuar në bazë të asaj se ata marrin licencë për të vozitur dhe të kryejnë transport publik dhe thotë se atje është konstatuar se nëse nën 80 për qind nuk vozisin gjatë një muaji me automatizëm ajo marrëveshje anulohet.

Ajo theksoi se detyra e saj me ligj është se nëse dikush nuk reflekton, kjo të ndërpritet, dhe se ky është obligim i saj.

Në pyetjen për takimin i cili pritet të mbahet mes Qeverisë, transportuesve privat të autobusëve dhe Qytetit të Shkupit, ajo u përgjigj se nuk do të punojnë sipas kërcënimeve dhe se Qyteti tashmë e ka thënë fjalën e vet të fundit me konkurset publike.

“Kur dikujt i bëni thirrje në konkurs publik ka mundësi të hapur të vijë dhe t’i vendosë në funksion mjetet themelore të cilat i kanë dhe ata nuk vijnë de nuk paraqiten, dhe atë me vetëdije, duhet ata t’i pyesni përse nuk janë paraqitur”, tha Arsovska. 

Related posts

Maqedonia dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhje të përbashkët qeveritare më 14 nëntor

Gazetamax.mk

Miteva: Diplomacia në çështjen bullgare po shkon në drejtim të gabuar

Gazetamax.mk

Paraburgim për gjashtë policë nga aksioni në Tabanoc

Gazetamax.mk