GazetaMax
Lajme

Art Zylbeari: Vlerat europiane na mësojnë që liria e fjalës është vlera themelore e ndërtimit të shoqërisë dhe përparimit të shtetit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po dështon vazhdimisht për krijimin e një ambienti të përshtatshëm
për punën e gazetarëve dhe mediave. Kjo qeveri nuk është e aftë të garantojë një prej parimeve
themelore të demokracisë – lirinë e medias. Në vend që t’i mbrojë dhe t’u sigurojë kushte për punë,
pushteti në çdo moment përpiqet t’i frikësojë dhe kërcënojë gazetarët dhe mediat në përgjithësi.

Rasti i djeshëm kur një gazetarit tentohet t’i merret telefoni personal nga policia, pa vendim të
prokurorit, për interesa personale dhe klanore të partisë në pushtet, përbën shkelje flagrante të të
drejtave themelore që gëzon media dhe gazetarët.

Ky realitet që po e shohim çdo ditë, nuk është vetëm perceptim i brendshëm, por është konfirmuar
edhe nga raporti i organizatës “Reporters without Borders”, ku Maqedonia e Veriut ka pozita e 36-të
sa ishte në vitin 2024, tani renditet në pozitën e 42-të në vitin 2025. Ky është një alarm i qartë për
drejtimin e gabuar që e ka marrë shteti.

Aspirata për integrim në BE nuk jetësohet në këtë mënyrë. Vlerat evropiane dhe perëndimore na
mësojnë që liria e fjalës është vlera themelore e ndërtimit të shoqërisë dhe përparimit të shtetit.
Gazetarët nuk janë armiq të shtetit, por mbrojtës të interesit publik. Çdo shkelje e të drejtave,
kërcënim, shantazh apo presion ndaj tyre, tregon vetëm frikën e pushtetit nga e vërteta.

E dënojmë fuqishëm këtë sjellje autoritare të pushtetit. Shoqëria demokratike nuk ndërtohet vetëm
me fjalë të bukura, por duke e respektuar fjalën e lirë, gazetarët dhe të gjithë punëtorët mediatik.

U bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, BE-së, OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare për
mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut që të reagojnë në lidhje me represionin që po u bëhet
mediave dhe gazetarëve në Maqedoni të Veriut.

Related posts

Bytyqi nga Brukseli: Hapim skriningun bilateral për treg të brendshëm, në të bazohet marrëveshja për vendosje të BE-së

Gazeta Max

Ngjarjet e 81- shit, zëri i popullit

Gazeta Max

Cilat janë top 5 përfitimet nga Dialogu strategjik me SHBA?

Gazeta Max