GazetaMax
Maqedoni

Artan Grubi tregon se a do qeverisë BDI-ja me VMRO-DPMNE? (VIDEO)

Ish-zëvendëskryeministër i parë në, Artan Grubi dhe sekretar organizativ në BDI tha në një intervistë për Euronews Albania se Ali Ahmeti dhe partia e tij e kanë bërë të qartë që nuk do të bëhen pjesë e qeverisë aktuale.

Ai i bëri apel 5 partive shqiptare në kuadër të koalicionit VLEN që të largohen nga qeveria dhe të shkojë bashkë me BDI në zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe lokale për të rikonfirmuar legjitimitetin e qeverisë.

“Bashkohuni bashkë me ne, nuk hyjmë në qeveri, e japim fjalën publike edhe këtu para jush, dhe bashkërisht ta parandalojmë gjithë këtë katrahurë që po ndodh në RMV. Të shkojmë në zgjedhje të përbashkët parlamentare dhe lokale. Ne nuk hyjmë në qeveri pa mbajtur zgjedhje dhe pa rikonfirmuar legjitimitetin në zgjedhje të lira dhe demokratike. Të gjithë këta, edhe Taravari, Gashi kanë qenë në bashkëqeverisje me ne, kanë qene ministra dhe kanë bashkëqeverisur me BDI. Atëherë BDI ka qenë partia më e mirë se i ka mbështetur, partneriteti ka qenë i shkëlqyer, si paska ndryshuar qëndrimi për 6 muaj? U hidhëruan kur nuk ishin më pjesë e ekzekutivit, ja ku u bënë dhe turpëruan veten dhe familjet e tyre”, tha Grubi.

Related posts

Kontrolle të përforcuara në pikëpagesa, dënime nga 200 euro

Gazetamax.mk

Pa ujë lagjja “Maxhir Maalo” për shkak të defektit rrugor

Gazetamax.mk

5 Fëmijë të vdekur në më pak se dy muaj – Koha për Përgjegjësi!

Gazetamax.mk