GazetaMax
Ballina

Artisti Pal Daka në Maldive për 25 vjetorin e martesës

Personazhi ynë sot është ai djaloshi që e la Kosovën, vendlindjen që kur ishte fare i vogël, por asnjëherë nuk e harron dhe kthehet në Klinën e tij. Pal Daka që e njohim edhe si aktor në serialin ” Vendlindja ime” por mbi të gjitha një patriot e atdhedashës i përkushtuar ndaj familjes, vetvetës. Ka shumë vite që jeton dhe vepron në Zvicër dhe e shohim kudo ku ka mbrëmje me plot art dhe komunitet shqiptar me kontributin e tij e i rrethuar nga artistët më të mirë. Dikur ishte një fans i tyre i profesorit të aktrimit Enver Petrovci dhe aktorit dhe regjisorit Halil Budakova, por nga ata mori mësime dhe kishte rastit të bashkëpunonte duke shkëlqyet në fushën e aktrimit. Mësojmë se artisti Pal Daka ka suprizuar edhe bashkëshorten e tij me rastin e 25 vjetorit të martesës në disa ditë pushimesh në Maldive, ditë më parë ku edhe në rrjetet e tij sociale na ka mahnitur me disa super fotografi. Ai ka një familje të bukur që pavarësisht jeton në Zvicër gjuha shqipe dhe traditat e bukura të vendlindjes nuk harrohen kurrë. E nëse pyesni se pas një seriali vendor shqip a mund ta shohim Palin edhe në ndonjë film të huaj, kjo gjë nuk i dihet pasi ai atë që don edhe e realizon falë talentit dhe përkushtimit të tij. E nëse shkruani emrin e tij edhe në istagram mund ta ndiqni këtë artist dhe personazh mjaft simpatik.

Related posts

Përdorni xhenxhefil në menynë e mëngjesit

Gazeta Max

I gjuan rimat si plumbat, ky ‘Freestyle’ nga Tajsoni s’duhet t’iu ikë

Gazeta Max

Shikojeni si dukej Shyhrete Behluli si fëmijë, kur doli për herë të parë para publikut si këngëtare

Gazeta Max