Trajneri i FC Baselit, Slavisha Jokanoviq, ka bërë dy ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen e javës së kaluar kundër Luganos.
Sipas mediumit zviceran “Blick”, në vend të Xherdan Shaqirit, i cili mungon për shkak të suspendimit (kartona të verdhë), në formacionin startues është përfshirë Asane Sow.
Ky i fundit u rikthye në fushë fundjavën e kaluar, duke regjistruar minutat e para pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të lëndimit.
Ndryshimi i dytë është në repartin e mbrojtjes, përkatësisht në krahun e djathtë. Në vend të Clément Michelin do të luajë Kevin Rüegg, për të cilin ky është vetëm aktivizimi i dytë si titullar në këtë edicion të Superligës zvicerane.
Burimi: botasot.info
