GazetaMax
Lajme

ASH-ja nis fushatën “Ku janë librat?”

Shkup, 9 Tetor – Shkollat futen në ditën e 39 pa libra, ndërsa mësuesit e nxënësit shkojnë përditë në shkollë nga 1 Shtatorit. Klasat janë plot, por çantat janë bosh.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ende nuk ka asnjë libër gati edhe pse premtonte se ky problem do të zgjidhet që në javën e parë nga fillimi i vitit shkollor 2022/2023.

Ky mund të quhet me plotë gojë  një nga skandalet më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në shtetin tonë, pasi mosaftësinë e dikujt e paguajnë fëmijët tanë.

Për këtë qëllim, ASH-ja ndërmerr fushatën: “Ku janë Librat?!”, dhe fton të gjitha palët e shqetësuara si dhe të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj fushate.

Kanë qenë faqet zyrtare të partisë dhe të eksponentëve të kësaj partie të cilët kanë publikuar një poster bashkangjitur me një tekst ku thuhet:

“Pas plot 39 ditësh pritjeje, shkollat ende nuk kanë libra të mjaftueshëm për të zhvilluar mësimin në mënyrë normale. Nisim këtë protestë virtuale duke ftuar çdo palë të shqetësuar, çdo prind dhe çdo qytetar, t’i bashkohet kërkesës tonë për libra! Duam libra për fëmijët tanë!  Çdo ditë vonese është krim mbi fëmijët! Ku janë Librat?!”

Related posts

Në Gjykatën Themelore të Tetovës duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular

Gazeta Max

Kerim për konfliktin në Ukrainë: Si kryesues të OSBE, mund të ofrojmë ndërmjetësim, për të filluar bisedimet

Gazeta Max

Blerim Sejdiu viziton Uzurmishtin: Bashkë i bëjmë realitet projektet e së ardhmes

Gazeta Max