GazetaMax
Lajme

ASHMAA: Kovaçevski duhet të përmbahet nga shprehja e qëndrimeve personale në media

Shkup, 17 janar – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) reagon ashpër ndaj etiketimit të politikës redaktuese të mediave të caktuara nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe thekson se bartësit e funksioneve publike duhet të përmbahen nga shprehja e pikëpamjeve personale, subjektive që cenojnë lirinë e mediave.

“Mbajtësit e funksioneve publike duhet të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kanë dhe peshën e çdo fjale të shprehur publikisht. Në vend që të përdorin narrativa që diskreditojnë dhe bëjnë presion mbi mediat, ato duhet të jenë shembull i sjelljes së përgjegjshme dhe profesionale.

Në të njëjtën kohë, Agjencia rikujton se roli i mediave është të informojë dhe hapë çështje që janë subjekt i interesit publik, prandaj të gjithë aktorët relevantë në vend duhet të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar një mjedis të favorshëm për forcimin e lirisë së media dhe pavarësia editoriale”, thonë nga ASHMAA.

Related posts

Petrovska: SHBA-ja është partner i jonë shumëvjeçar, do ta intensifikojmë bashkëpunimin

Gazeta Max

Kulla: Ali Ahmeti është lider i shqiptarëve, i fitoi zgjedhjet dhe prap do t’i fitoj zgjedhjet dhe do të jetë në qeveri

Gazeta Max

Zaev uron 17 majin me video nga protestat: Dita kur populli u çlirua nga prangat e njëmendësisë dhe dhunës

Gazeta Max