GazetaMax
Lajme

Autostrada ku u përplas autobusi i “Besa Trans” nuk është mirëmbajtur si duhet, kërkohet dëmshpërblim

Sofje, 17 tetor – Ekspertiza në procedurën e zbatuar parahetimore tregon mirëmbajtje të dobët apo mungesë të shenjave në rrugë dhe të sinjalizimit rrugor. Këtë e deklaroi një nga avokatët në këtë rast, Nikollaj Dimitrov, i cili përfaqëson pjesë të viktimave në këtë fatkeqësi, transmeton Zhurnal.

“Që tani, të hënën do të dorëzojmë padi në gjykatën e qytetit në Sofje, ndërsa vet procedura hynë në fazë gjyqësore. Çmimi i përgjithshëm i gjithë dëmit është më tepër se dy milion leva. Flas vetëm për njerëzit që ne i përfaqësojmë. Veçanërisht ka edhe shumë të lënduar tjerë”, deklaroi avokati Nikollaj Dimitrov.

Kolegu i tij, Georgi Radkov, theksoi se personi që ka kryer ekspertizën, ka konstatuar dy shkelje.

“Ekspertuesi ka kryer kontroll në pjesën provuese, si dhe disa kilometra më përpara, dhe ka konstatuar dy shkelje”, thotë Radkov.

Fatkeqësia ndodhi në orët e hershme më 23 nëntor vitin e kaluar, kur një autobus i “Besa Trans” i cili nga Stambolli ktheheshte në Shkup, u përplas në një gardh në autostradën “Struma”. Mes të vdekurve kishte 45 udhëtarë ndërsa 12 ishin fëmijë. Shtatë të tjerë shpëtuan duke kërcyer nga dritaret.

Procedura parahetimore vazhdon. Para një muaji në të njejtin vend u rrokullis një kamion./Zhurnal.mk

Related posts

Qindra mijëra persona largohen nga Maqedonia e Veriut në dekadën e fundit

Gazetamax.mk

Sulmohet spitali onkologjik në Mykolayiv

Gazetamax.mk

ASH kritikon MASH për munges të librave, MASH premton zgjidhje

Gazetamax.mk