GazetaMax
Lajme

Azeski për vizitë në minierat “Buçim” dhe “Borov doll”

Shkup, 10 tetor – Delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryetari Branko Azeski, vizitoi minierat “Buçim” dhe “Borov doll”, të cilat për shkak të rritjes së madhe të çmimit të energjia elektrike, kanë ndërprerë punën përkohësisht nga data 1 shtator i vitit 2022 me procesin e prodhimit, njoftojnë nga Oda Ekonomike.

Në takimin me drejtuesit e minierave, Dmitrij Kudrjakov dhe Olleg Çusovitin, drejtues të “Buçim” dhe zëvendësmenaxheri i “Borov doll”, Manuel Viana, u diskutua për situatën aktuale lidhur me krizën energjetike dhe problemet me të cilat përballen dy minierat.

Menaxhmenti i minierave theksoi se nëse çmimi i energjisë elektrike është nën 250 euro për megavat orë, në atë rast ata janë të gatshëm që për dhjetë ditë të rifillojnë prodhimin dhe t’i kthejnë të gjithë punëtorët në punë. Ndryshe, minierat nuk do të fillojnë me prodhimin deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Oda Ekonomike njofton se në takim menaxhmenti i minierave ndau shqetësimin e situatës së krizës me energjinë, ndërsa u theksua se shteti ka të dhëna për humbjet e minierave, por edhe për fitimet që sjell “Buçim” dhe “Borov doll” ndaj buxhetit të shtetit dhe çfarë kuptimi kanë minierat për qytetarët dhe për shtetin.

Related posts

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det – duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Gazeta Max

Përballje mes dy kundërkandidatëve në Karposh/ Maja Mojsova takon për kafe Sotir Lukrovskin

Gazeta Max

Korridoret 8 dhe 10D po bëhen realitet/ Bekteshi: Projekt i rëndësishëm dhe gjigant infrastrukturorë

Gazeta Max