GazetaMax
Lajme

Ballkani i Hapur, Ahmeti: Mund t’i bashkëngjiten të gjithë ato shtete që mendojnë se është në dobi të vëndeve të tyre

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një prononcim për mediat shqiptare gjersa po qëndronte në Vlorë ka folur për Ballkanin e Hapur, njofton indeks.mk

Ai ka thënë se si iniciativë, “Ballkani i Hapur”, është për të gjitha shtetet e Ballkanit dhe në të mund të bëhet pjestare cilido qoftë vend që mendon se duhet të jetë aty, pa asnjë lloj imponimi.

“Ide të cilës mund t’i bashkëngjiten të gjithë ato vende dhe shtete që mendojnë se është në dobi të vëndeve të tyre, nuk është ide që imponohet, por është ide që vullnetarisht pranohet”, tha fillimisht Ahmeti.

Thotë se secili vend duhet të vet vlerësojë nëse dëshiron ose jo të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

“Secili të vlerëson nëse është mirë për vendet përkatëse, a është e dobishme për ta dhe sipas vlerësimit, bëhen edhe hapat”, deklaroi ai.

Ndryshe, sot në Vlorë është hapur muzeu Kosova, të cilin kreu i integristëve ka vizituar i shoqëruar nga zv.kryeministri i parë Artan Grubi e Fatmir Dehari.

 

Related posts

Këshilli i ambasadorëve: Në këto ditë të vështira, t’u ndihmojmë popullit të Turqisë dhe Sirisë

Gazetamax.mk

Ahmeti i pranishëm në vendosjen e gurrëthemelit të shtatores së heroit, Ramiz Cërnica

Gazetamax.mk

Zyrtari amerikan thotë se Putini po mashtrohet nga këshilltarët e vet: “Po frikësohen t’i tregojnë për ushtrinë”

Gazetamax.mk