GazetaMax
LAJME

Banorët e Rekës të zemëruar: Prerje masive e drunjëve, asnjë investim

Përkundër faktit se në Parqet Nacionale me ligj është e ndaluar prerja e druve dhe vrasja e kafshëve të egra, kjo nuk respektohen fare në Parkun Nacional të Mavrovës. Në malin Melnik të Tanushës së Rekës së Epërme, nga një video e ardhur në redaksinë tonë, shihet një sasi e madhe e prerjeve të pyjeve, përkundër irritimit të madh të banorëve me origjinë nga këto fshatra. Videoja është incizuar dje, më 30 maj 2023.

Bardhul Miftari, që ka lindur në këto pjesë të Korabit, tregon se 70 vjet në këto anë nuk është investuar aspak, përkundër që po aq vite e rrëmbejnë drurin e saj.

“Malin Melnik të Tanushës, qe 70 vjet e shfrytëzojnë malin për dru, kurse në anën tjetër nuk është shtruar asnjë kilometër asfalt,” shprehet i revoltuar Bardhul Miftari nga fshati Nivishtë që ndodhet shumë pranë Tanushës.

Vlen të theksohet se edhe sot e kësaj dite shumica e fshatrave të Rekës së Epërme nuk janë të asfaltuara, përkundër nevojës së tyre për të zhvilluar këtë zonë si në aspektin bujqësor e blegtoral, ashtu edhe atë turistike.

Related posts

Bernard Nikaj thotë se Donika Gërvalla në takime ta çon mallin e një këshilltareje që ka shku për shënime

e-max

Fronti evropian po pengohet në postet udhëheqëse !?

e-max

Kovaçevski: Është reale të hyjmë në BE në vitin 2030

e-max