GazetaMax
Lajme

Banori i Ohrit kërcënon një ambasador të huaj, arrestohet nga policia

Shkup, 21 prill – Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur të enjten për një kërcënim me jetë drejtuar një ambasadori të huaj në vend.

Kërcënuesi është një banor nga rrethi i Ohrit, sipas policisë, e cila në të tilla raste jep vetëm inicialet e të dyshuarit. R. B. është arrestuar për veprën penale ‘rrezikim ndaj sigurisë’.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Rendit, autori ka kërcënuar më 14 prill me jetë përmes telefonit një ambasador të një ambasade të huaj, ndërsa nuk thuhen motivet dhe nuk jepen hollësi të tjera. Media lokale shkruan se bëhet fjalë për ambasadoren britanike, Rachel Galloway.

Policia e ka gjetur dhe arrestuar kërcënuesin. Prokuroria Publike ka ngritur akt-akuzë kundër tij.

Related posts

Sonte është nata e armëve të rënda në Kiev

Gazeta Max

Kyuchyuk: Presioni i jashtëm ndaj Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut është legjitim

Gazeta Max

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë 14.3 për qind

Gazeta Max