GazetaMax
Adrenaline

Barazimi i Milanit me Torinon, Pioli vjen me këtë paralajmërim

Pioli: Tash mund të thoni se Interi është favorit, por ne besojmë deri në fund
Trajneri Stefano Pioli e pranon se Milani e bëri një tjetër hap prapa në luftën për titull të kampionit.
“Rossoneri” barazuan me Torinon e Mërgim Vojvodës dhe Etrit Berishës pa gola mbrëmë duke mbetur dy pikë përpara Interit, por që “Nerazzurri” e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe me një fitore eventuale mund ta marrin primatin.
E Tash, trajneri italian është i vetëdijshëm se ekipi i tij nuk i ka punët mirë, shkruan “Gazeta Express”.
“Tash mund të thoni se favorit është Interi, por ne besojmë”, deklaroi Pioli për “DANZ” pas lojës, për ta komentuar më pas ndeshjen me “Granata”.
“Nuk e kishim freskinë dhe shkëlqimin. Nuk krijuam shumë, por në disa raste kemi mundur të jemi më të rrezikshëm. Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre të papërshtatshme. Është një rezultat pozitiv, por është duke na munguar fitorja. Duhet të vazhdojmë kështu, por duke e ditur se mund të bëjmë më mirë”, shtoi ish-trajneri i Interit.
Sipas tij, gjithçka mund të vendoset në xhirot e fundit pasi në Serie A ka një ekuilibër të madh.
“Jemi duke shkuar fort qe një kohë, i kemi resurset për të bërë mirë deri në fund. Çdo javë ndryshon favoriti, duke i dëgjuar komentet e gazetarëve. Tash do të jetë Interi, por është një kampionat i ekuilibruar. Ne besojmë, nuk jemi komplet të kënaqur me barazimin, por do të gjejmë zgjidhje të tjera. Duam të qëndrojmë aty deri në fund”, përfundoi Pioli.

Related posts

Dybala – Barcelona, Xavi e merr vendim përfundimtar!

Gazetamax.mk

Pasardhësi i Chiellinit, Juventusi piketon mbrojtësin e Barcelonës

Gazetamax.mk

Më në fund, Pogba flet për të ardhmen e tij

Gazetamax.mk