GazetaMax
Sport

Barça ka dy fjalë për Realin pasi e mposhti

Barcelona mposhti Realin dhe ka një mesazh per të.
Ekipi katalunas ka arritur që ta mposhtë Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultat 0-4.
“Katalunasit” shënuan nga dy herë në secilën pjesë.
Golin e parë në takim e shënoi Aubameyang në minutën e 29-të të takimit, ndërsa vetëm nëntë minuta më vonë, Araujo dyfishoi epërsinë e Barcelonës.
Më të nisur pjesa e dytë, Torres shënoi një gol të bukur pas një asistimi të Aubameyang, për t’ia shuar shpresat Realit për një rikthim të mundshëm, ashtu siç bëri në ndeshjen kundër Paris Saint Germain
Ndërsa, gjashtë minuta pas, ishte Torres ai që ia ktheu asistin Aubameyangut, i cili shënoi për rezultatin 0-4, që ishte edhe rezultati përfundimtar.
Me këtë fitore, Barcelona është në vendin e tretë me 54 pikë dhe një ndeshje më pak se Reali, ndërsa “Mbretërit” janë lider të La Liga-s me 66 pikë.

Related posts

Kounde s’është gati për ndeshjen e radhës ndaj Interit – nuk dihet se a mund të luajë në “El Clasico”

Gazetamax.mk

Liverpooli dëshiron De Jong në janar

Gazetamax.mk

Tatum spektakolar, Boston marrin fitoren e gjashtë radhazi

Gazetamax.mk