GazetaMax
Kuriozitete

Barca s’do t’ia vazhdojë kontratën Sergi Robertos

Sergi Roberto s’po e bind trajnerin Xavi Hernandez.
Roberto ishte startues në ‘El Clasico’, por vetëm si pasojë e mungesave të shumta në mbrojtjen e Barcelonës.
Lojtari spanjoll ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me skuadrën katalane, dhe kjo duket se do të jetë e fundit aty.
Sipas raportimeve të Javi Miguel, klubi nuk do t’ia rinovojë kontratën Sergi Robertos.
Katalanët do të shohin për opsione të reja në merkaton e verës, me synimin për të përforcuar të dy krahët e mbrojtjes.
Aventura e Roberto te Barcelona kështu po vjen drejt fundit. Lojtari ka fituar të gjithë trofetë e rëndësishëm me këtë klub, përfshirë një tripletë.

Related posts

“Jo aq me nxitim, zotëri i mirë!”, këshilla për seksin nga kolumna e parë e këshillave në botë, në zemër të Londrës së shekullit XVII

Gazeta Max

Milan e bleu për 1.2 milionë euro, tani po e shetë për 50 milionë euro super lojtarin

Gazeta Max

Presidenti i Milan, Scaroni: E pamundur dhe e rrezikshme të rinovohet ‘San Siro’

Gazeta Max