Antoine Griezmann po kalon vitin e tij të dytë si i huazuar te Atletico Madrid nga Barcelona.
Dy skuadrat kanë një marrëveshje për blerjen përfundimtare të Griezmann nga Atletico Madrid, por kjo varet edhe nga ndeshjet që luan francezi.
Reprezentuesi francez duhet të luaj më shumë se 50 për qind të ndeshjeve gjatë qëndrimit dy vjeçar te Atletico Madrid, dhe Los Colchoneros po bëjnë lojëra këtë edicion duke e aktivizuar Griezmannin vetëm pas minutës së 60-të.
Klauzola e blerjes përfundimtare të Griezmann është 40 milionë euro, por ky çmim po konsiderohet i lartë nga skuadra kryeqytetase.
Mediat në Spanjë kanë raportuar se dy klubet po bisedojnë për të gjetur një tjetër marrëveshje me Barcelonën që është gati të bëj ulje në çmimin e francezit vetëm e vetëm që ta heq qafe.
Katalunasit janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Griezmann për vetëm 25 milionë euro.
Vlen të theksohet se përveç Atleticos, interesim për sulmuesin francez ditë më parë ka shprehur edhe Paris Saint Germain.