Barcelona ka marrë përditësime për gjendjen fizike të Frenkie de Jongut dhe Pau Cubarsit, pasi të dy futbollistët pësuan lëndime gjatë angazhimeve me kombëtaret e tyre.
Mesfushori holandez është larguar më herët nga grumbullimi i Holandës, pasi nuk ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Gjermanisë. Pas ekzaminimeve, atij i është konstatuar një tërheqje muskulore, por Barcelona pret që të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Villarrealit.
Ndërkohë, më shumë shqetësim paraqet gjendja e mbrojtësit Pau Cubarsi, i cili iu nënshtrua kontrolleve mjekësore pasi u zëvendësua në pushimin mes pjesëve në humbjen 3-2 të Spanjës nga Anglia.
Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi ka një lëndim në pjesën e ijës dhe është në dyshim për përballjen e fundjavës.
Trajneri Hansi Flick do të presë përparimin e rikuperimit të tij gjatë kësaj jave për të vendosur nëse mund ta ketë në dispozicion.
Në anën tjetër, Eric Garcia dhe Andreas Christensen janë rikthyer në dispozicion, ndërsa Jules Kounde vazhdon stërvitjet ndaras dhe Xavi Espart mbetet i lënduar.
Burimi: botasot.info
