GazetaMax
SPORT

Barcelona sakrifikon këtë lojtar për Lewandowksin

Zbulohet emri i lojtarit që do t’ia ofrojë Barça Bayernit në këmbim të Lewandowskit.
Barcelona e ka marrë me seriozitet punën e Robert Lewandowskit.
Gjiganti katalunas synon ta transferojë gjithqysh gjatë verës që vjen sulmuesin polak.
Për këtë është i bindur mediumi britanik “The Sun”, përcjell Gazeta Express.
Edhe vetë dy herë futbollisti më i mirë në botë i shpallur nga FIFA në dy vjetët e fundit, është i interesuar të lëviz nga Bayern Munichu.

Në fakt, gjiganti katalunas, për të ardhur deri tek ish-futbollisti i Borussia Dortmundit, është i gatshëm ta ofrojë mbrojtësin Sergino Dest, si pjesë e transferimit të Lewas.
Nëse gjiganti bavarez nuk shprehet i gatshëm për ta shitur Lewandowskin, Barça e ka në listë të ngushtë sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.
Këtij të fundit i skadon kontrata me “Gunners” pas tre muajsh.

Related posts

Bayern Munchen gjen zëvendësuesin e Gnabry

e-max

Dështimi i marrëveshjes me Dybalan, Juventus synon transferimin e yllit nga Roma

e-max

Kjo skuadër po udhëheqë garën për transferimin e Hazard

e-max