GazetaMax
Kuriozitete

Dështimi i marrëveshjes me Dybalan, Juventus synon transferimin e yllit nga Roma

Zaniolo në krye të listës së Juves për zëvendësimin e Dybalas
Juventusi është duke u përgatitur për jetën pa Paulo Dybalan, ndërsa e kanë shënjestruar Nicolo Zaniolon si zëvendësues potencial të tij.
‘La Joya’ pritet të mos e vazhdojë kontratën me Bianconerët duke i dhënë fund qëndrimit shtatëvjeçar te Zonja e Vjetër në verën që vjen.
Largimi i tij padyshim se do ta dobësojë sulmin e Massimiliano Allegrit, i cili është duke menduar për futbollistin që do ta zë vendin e numrit 10.

Siç raporton TuttoMercatoWeb, Juventusi e ka zgjedhur yllin e Romës si të parin në listën e zëvendësuesve potencialë të 28-vjeçarit.
Italiani 22 vjeçar ka kontratë me Giallorossët deri në vitin 2024 dhe nuk dëshiron ta zgjatë atë, ashtu që klubi kryeqytetas pritet ta nxjerrë në shitje në afatin e ardhshëm kalimtar.
Vlera e tanishme e Zaniolos në treg është rreth 40 milionë euro dhe Roma do ta pranonte një ofertë të tillë nga Bianconerët.

Related posts

Arsenal vazhdon tentimet për Gabriel Jesus dhe Raphinha

Gazeta Max

Ballkani merr rrugë për në Çeki, mesazh Slavia Pragës

Gazeta Max

Tottenham nuk e do Lingardin

Gazeta Max