GazetaMax
Kuriozitete

Barcelona tërhiqet nga gara për transferimin e mbrojtësit Gabriel Magalhaes

Barcelona ka lëvizur nga interesimi i saj për nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Arsenalit, Gabriel Magalhaes.
Mbrojtësi i Topçinjve ka shijuar një sezon të mirë si partner i Ben White nën urdhrat e menaxherit Mikel Arteta.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Gabriel është në mesin e shumë mbrojtësve që Barça po vlerëson teksa formulon planet e tyre të afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, ata u informuan për një minimum të çmimit prej 34 milionë funtesh apo rreth 40 milionë eurosh për të siguruar Gabrielin.
Kjo shifër e tillë është përtej mundësive të gjigantëve katalunas, të cilët kanë probleme financiare.
Menaxheri Xavi mund të duhet të kërkojë transferime të lira, si Antonio Rudiger ose Andreas Christensen, për të përmirësuar opsionet e tij mbrojtëse. 

Related posts

Ku do të jetë e ardhmja e Dybalas?

Gazeta Max

Rice akoma në krye të listës së dëshirave të Chelsea

Gazeta Max

Punë e kryer! Milani po i shitet arabëve

Gazeta Max