GazetaMax
Adrenaline

Basketbollistja amerikane apelon vendimin e burgimit të saj në Rusi

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, ka apeluar në një gjykatë ruse dënimin ndaj saj me nëntë vjet burgim për posedim droge.
Sipas mediave ruse, avokatët e saj kanë thënë se ajo është duke kërkuar që të falet apo që t’i zvogëlohet dënimi.
Ndërkohë ka raportime se Uashingtoni dhe Moska janë duke diskutuar mundësinë e këmbimit të saj me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara.
Griner, 31-vjeçare, ka qenë në mbajtje në Rusi prej kur policia i ka gjetur vaj kanabisi në valixhen e saj në aeroportin e Moskës në muajin shkurt.
Griner e ka pranuar në gjykatë atë që e ka konsideruar “gabim të sinqertë”.
Presidenti amerikan, Joe Biden e ka caktuar një negociator për të diskutuar rreth çështjes së Grinerit dhe ka thënë se administrata amerikane është duke “punuar shumë” për lirimin e saj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë më herët gjatë këtij muaji se Uashingtoni do të pranonte ofertën e Moskës që kjo çështje e këmbimit të të burgosurve të diskutohej në nivel presidencial.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se propozimi përfshin këmbimin e Grinerit dhe Paul Whelan, ish-pjesëtar i marinës amerikane, i cili është dënuar me 16 vjet burgim nën akuza për spiunim.
Vetë Whelan mohon çdo keqbërje.
Raportimet në media sugjerojnë së këmbimi do të mund të bëhej me tregtarin rus të armëve, Viktor Bout./rel/

Related posts

Milani planifikon takimin me Real Madridin për Diaz, ky është plani i kuq e zinjve

Gazetamax.mk

Shokohet Bayern Munich, eleminohet nga Villareali

Gazetamax.mk

Tuchel luajti rol kyç në transferimin e Chukwuemeka te Chelsea

Gazetamax.mk