GazetaMax
Kuriozitete

Bayerni ndëshkon Pavardin – lojtari u kap duke vozitur i dehur

Ylli i Bayern, Benjamin Pavard është ndëshkuar nga klubi i tij për sjelljet që bien ndesh me ligjin.
Lojtari francez, Benji Pavard ka shkelur ligjin duke vozitur në gjendje të dehur makinën e tij.
Lidhur me rastin, trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka konfirmuar se klubi i ka dhënë një dënim lojtarit.
“Mendoj se klubi reagoi në mënyrë korrekte. Ai e pa gabimin e tij”, ka thënë Nagelsmann.
“Kur gjërat ndodhin, duhet t’i lësh për një kohë. Nëse ndëshkimi i duhur i është dhënë, kjo është gjë e mirë”, shtoi trajneri.
Detaje për rastin e Pavard ka dhënë edhe drejtori sportiv i Bayern, Salihamidzic.
“Kishte ndodhur tetë javë më parë. Ne e përfunduam në ditën e njëjtë, ose dy ditë më vonë. Që atëherë ai ka bërë paraqitjet të shkëlqyera. E sqaruam shpejt, prandaj nuk e përmendëm”, tha drejtori i Bayern.
Benjamin Pavard ishte ndaluar nga policia gjermane, kur edhe kishte rezultuar se ka tejkaluar limitet e sasisë së lejuar të alkoolit për një shofer.

Related posts

Southgate telefonon Jamesin për t’i kumtuar lajmin se nuk përfshihet në listën e Anglisë për në Kupën e Botës

Gazeta Max

Florian Marku nderohet me çmimin “Ylli i madh” nga Shqipëria 

Gazeta Max

E duan top-kubet, Chelsea më afër Kolo Muani-t

Gazeta Max