GazetaMax
LAJME

BDI Çair përfshin ekspertë ndërkombëtarë në përzgjedhjen e udhëheqësisë së Forumit Rinor!

Të nderuar qytetar dhe ju rinia e Çairit,
Sot kemi nisur procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Forumit Rinor të BDI-së në Çair duke përfshirë edhe ekspertë të respektuar ndërkombëtar.

Pas mbarimit të afatit për aplikim online për kandidat për kryetar të Forumit Rinor, sot nisëm procesin e intervistimit nga ana e komisionit të caktuar dhe pjesëmarrjen e z. Robert Scot, Drejtor i zyrës së Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), një ekspert amerikan me përvojë të gjërë në praktikat demokratike, ofroi njohuri të paçmueshme botërore, duke rritur thellësinë dhe gjerësinë e procesit tonë të përzgjedhjes.

Duke integruar ekspertizën ndërkombëtare, ne po vendosim një standard të ri në përzgjedhjen e lidershipit të Forumit Rinor.
Ky hap është një dëshmi e përkushtimit tonë për të adaptuar praktikat më të mira evropiane dhe botërore në qeverisje dhe për të nxitur një mjedis politik më gjithëpërfshirës, transparent dhe progresiv.

Ju kujtojmë se Kuvendi i Forumit Rinor do të mbahet më datë 22.12.2023 në sallën sportive “Shaban Trstena” me fillim në ora 18:00.
Ftojmë të rinjtë të angazhohen dhe të bëhen pjesë e këtyre iniciativave europiane dhe të punojmë bashkë për të krijuar një të ardhme politike më dinamike dhe përfaqësuese në vendin tonë!

Sinqerisht,
Bekim Neziri

https://www.facebook.com/photo?fbid=122114720942123946&set=pcb.122114721842123946

Related posts

Komuna e Tetovës shpall “Qytetar Nderi”, shkrimtarin Ismail Kadare

e-max

LSM: Mënyrat kryesore për të dalë nga kriza janë në kurriz të punëtorëve, kjo nuk pranohet

e-max

ATU ka hapur fri-shop të ri në Aeroportin në Shkup

e-max