Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se ka qenë i ftuar në televizionin kombëtar Alsat-M për të debatuar lidhur me propozimin e tij për formimin e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptar”.
Megjithatë gjatë ditës atij i kanë treguar se askush nga BDI dhe ASH nuk kanë pranuar të debatojnë mbi këtë temë. “Para dy ditësh isha i ftuar që nesër (e enjte) të marr pjesë në një emision në TV Alsat-M për propozimin tim për Asociacionin e Komunave Shqiptare në RMV. Por, sot gazetarja më njoftoi se askush nga BDI-ja dhe nga ASH-ja nuk ka pranuar të përballet në debat mbi këtë temë, andaj emisioni është anuluar.
E falënderoj Alsatin për gatishmërinë që të organizojë debat publik në këtë temë, ndërsa këtyre partive që nguten të flasin para se të mendojnë u them se mirë kanë bërë që nuk kanë pranuar të vijnë në debat. Vërtet do dilnin keq!”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.