GazetaMax
Lajme

BDI: Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në instrument për të fshehur fajtorët

Arrestimet e paligjshme për tragjedinë në Koçan janë turp për sistemin e drejtësisë dhe një tjetër dëshmi për drejtësinë selektive që po shndërrohet në vegël për përballje politike.

Bëhet fjalë për persona që, sipas të gjitha mendimeve profesionale dhe akademike, nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë, por megjithatë mbahen në paraburgim – ndërkohë që të përgjegjës, të mbrojtur nga struktura në pushtet, mbeten të paprekshëm.

Qytetarët me të drejtë reagojnë se, nëse ndonjërit prej personave të arrestuar në mënyrë të paligjshme i rrezikohet shëndeti apo jeta për shkak të kushteve çnjerëzore ose paraburgimit të zgjatur dhe të pabazë – përgjegjësinë do ta mbajnë prokurorë, gjyqtarë dhe urdhërdhënës politikë konkretë.

Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në instrument për të fshehur fajtorët, por duhet t’i shërbejë së vërtetës dhe qytetarit.

Kjo përndjekje e qytetarëve të pafajshëm është përpjekje e qartë për të mbrojtur njerëzit e afërt të pushtetit, për të zhvendosur vëmendjen nga arsyet e vërteta dhe për të ndërtuar një narrativë të rreme për “hetim të vendosur”.

BDI u bën thirrje Prokurorisë Publike dhe Gjyqësorit – kthehuni te ligji dhe drejtësia! Mbani përgjegjës fajtorët, jo të pafajshmit!
Çdo vonesë e drejtësisë së vërtetë është bashkëfajësi.

Do të vijë dita kur drejtësia do të kërkojë emër dhe mbiemër.

Related posts

Lambrecht: Pa paqe në Ballkan nuk ka qendrueshmëri në Europë

Gazeta Max

22-vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për shërim, po i nevojiten vetëm edhe 750 euro

Gazeta Max

KRSKRR: Kultura e trafikut, etika, toleranca në trafik nuk janë ende në nivel të kënaqshëm

Gazeta Max