GazetaMax
Lajme

BDI: Mickoski kërkon rikthimin e vendit para 2001-shit, një Maqedoni pa shqiptar

Mickoski dhe VMRO edhe publikisht kërkon një Maqedoni pa shqiptarët. Madje, hapur ju bën thirrje të gjithë maqedonasve të bashkohen kundër Ali Ahmetit dhe BDI-së.

Në tubimin e Kratovës, Mickovski kërkoi bashkimin e të gjithë maqedonasve me qëllim që shqiptarët të mos marrin asnjë deputet në Zonën 3 zgjedhore.

Volabolari i Mickoskit nuk është vetëm kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, por edhe kundër Marrëveshjes kornizë së Ohrit, konkretisht kërkon rikthimin e shtetit para 23 viteve.

BDI dhe Fronti Europian shprehin shqetësimin e thellë për fjalorin nacionalist dhe antievropian të VRMO-së, e cila duke e ndjerë humbjen më 24 prill dhe më 8 maj, po nxit urrejtjen ndëretnike dhe antieuropiane në Maqedoninë e Veriut.

Njëkohësisht, e përkujtojmë Mickoskin se Maqedonia e Veriut tashmë është pjesë e NATO-s me kryeministër Talat Xhaferin, ndërsa President do të jetë kryediplomati më i suksesshëm deri më tani, dr.Bujar Osmani.

Ftojmë opozitën shqiptare t’i thirrin mendjes dhe të mos bëhen vegël e agjendave ruse që po proklamon VMRO dhe tellallët e tyre.

Related posts

Për herë të parë kemi kandidat për nënkryetar të EKE të Interpolit

Gazeta Max

Qeveria konfirmoi dy propozim ligje për ratifikime të marrëveshjeve në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Gazeta Max

Taravari formoi Grupin punues për hartimin e planit lokal aksional për personat me nevoja të veçanta

Gazeta Max