GazetaMax
Lajme

BDI shpall zgjedhjet në të gjithë degët dhe Forumin Rinor

Tetovë, 15 Tetor – Në mbledhjen e IV-të të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti propozoi që Këshilli i Përgjithshëm të autorizojë Komisionin partiak zgjedhor që të zbatojë zgjedhjet brenda partiake.

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim miratoi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve dhe autorizoi Komisioni partiak zgjedhor që të organizon zgjedhjet në degët e Forumit Rinor dhe në Forumin Rinor si dhe në të gjithë Këshillat vendor dhe degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në vitin 2023.

Viti 2023 është vit zgjedhor në Bashkimin Demokratik për Integrim në të gjithë Këshillat vendor dhe në degë, përveç në degët ku zgjedhjet u zhvilluan këtë vit, ndërkohë që në vjeshtë të vitit 2023 pritet që të organizohet edhe Kongresi i V-të zgjedhor i BDI-së.

Related posts

Kovaçevski: Ka ndërmarrje publike në të cilat anëtarë të bordit drejtues kanë paga më të mëdha se presidenti i shtetit

Gazetamax.mk

Festohet Fitër Bajrami/ Dita e hënë ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Gazetamax.mk

FIZHT dhe USAID Aktiviteti për të rinjt që aktivisht krijojnë mundësi me sfidë të re për „Themelimin e qendrës së trajnimit për vende të gjelbërta pune”

Gazetamax.mk