GazetaMax
Lajme

BDI sot mbanë mbledhjen e Këshillit Qendror, do të zgjidhen organet partiake

Tetovë, 15 tetor – Mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së do të mbahet sot në Tetovë. Duhet të zgjidhet sekretar i Përgjithshëm, sekretar Organizativ dhe nënkryetarë të ri, me mandat deri në Kongresin e ardhshëm.

Riorganizimi në parti filloi pas të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” kërkoi reforma në BDI, dhe funksionar të caktuar të mbajnë përgjegjësi.

Dje pas gati gjashtë orëve kanë përfunduar konsultimet brenda partisë në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, ndërsa vendimet do të merren nesër në mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së.

Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, pas takimit deklaroi se konsultimi i anëtarëve të kryesisë me degët e partisë ka qenë konstruktiv. Gjatë ditës, mbërritën edhe përfaqësues të të ashtuquajturës “Grupi i zjarrit”, i cili kërkonte reforma në parti.

“Kemi pasur takim joformal konsultativ të kryetarit Ahmeti, me përfaqësues të partive nga degët e ndryshme në përgatitje për mbledhjen e nesërme të Këshillit Qendror, ku do të merren vendimet për formimin e Kryesisë Qendrore dhe organeve të tjera të partisë. Kryetari Ahmeti këto ditë ka mbajtur takime individuale, por tashmë në dy raste takime me disa funksionar partiak me të cilët janë shkëmbyer mendime, konsultime se si nesër të sillen vendime të Këshillit Qendror. Mendoj se i gjithë takimi kaloi në atmosferën më konstruktive, në atmosferë bashkëpunimi, bashkimi, gatishmërie të partisë për fitore të reja”, tha Bujar Osmani.

Mbledhja e anëtarëve të Këshillit Qendror fillon prej orë 13.

Related posts

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka njoftuar se Kosova është vendosur që të udhëheq në dy komisione në forumin politik Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Dumoshi bëri të ditur se është zgjedhur unanimisht kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim. “Jam e nderuar që unanimisht u zgjodha Kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim”, ka thënë Dumoshi. Tutje, ajo ka shtuar se një delegacion nga Kuvendi i Kosovës është duke qëndruar në Budva të Malit të Zi, në kuadër të SCEEP. SCEEP synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit./Arbresh.info/

Gazeta Max

Konflikti (paqësor) i pambaruar me Serbinë, pasojat dhe implikimet

Gazeta Max

Bregu: Lëvizja me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, shemb murin e fundit të vizave

Gazeta Max