GazetaMax
Lajme

BE-ja u dërgoi ftesë 44 vendeve për samitin në Pragë, përfshirë Maqedoninë

Shkup, 23 shtator – Bashkimi Evropian ka ftuar krerët e 44 shteteve dhe qeverive të marrin pjesë në samitin e Pragës me rastin e krijimit të komunitetit politik evropian më 6 tetor.

Përveç 27 vendeve anëtare, në takim ishin të ftuar përfaqësues të vendeve kandidate – Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia, si dhe vende të tjera nga Ballkani Perëndimor, si dhe Turqia dhe Britania e Madhe, njoftuan mediat austriake, informon Zhurnal.

U ftuan gjithashtu republikat në konflikt, ajo e Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Qëllimi i komunitetit të ri politik është të krijojë një mundësi për të shqyrtuar çështjet me interes të përbashkët duke forcuar sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien në Evropë.

Formati i ri i bisedës po krijohet me iniciativën e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili në maj, duke folur në Strasburg, propozoi një format të ri për bashkëpunim politik.

Macron më pas tregoi se të gjitha vendet demokratike, të cilat ndajnë të njëjtat vlera, duhet të marrin pjesë në atë format.

Pjesëmarrësit e takimit në Pragë ishin të ftuar nga Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, si dhe nga Republika Çeke, e cila do të kryesojë Bashkimin deri në fund të vitit.//Zhurnal.mk

Related posts

KSI shqyrtoi gjendjen e pacientëve të sëmurë, izolimi i gjatë nga Covid, rrit numrin e tyre

Gazetamax.mk

Komuna e Tetovës ndanë një milionë denarë për popullin turk dhe sirian

Gazetamax.mk

Edhe sot pati 9 alarme për bomba në shkolla, të gjitha ishin të rrejshme

Gazetamax.mk