GazetaMax
Lajme

Bëhen gati për fillimin e gjysëm vjetorit të dytë

Shkup, 18 Janar – Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme tashmë një javë paraqiten në punë pavarësisht se Ministria e Arsimit dhe Shkencës zgjati pushimin dimëror me arsyetimin që shkollat të kursejnë ngrohje dhe energji elektrike. Drejtoresha e shkollës fillore “7 Marsi” në Çair tha për Alsat se gjatë këtyre ditëve është ngrohur vetëm zyra e mësimdhënësve.

“Vetëm zyrat kanë pas ngrohje. Shkolla është një objekt shumë i madh, fatura mujore e ngrohjes është shumë e lartë në fund të muajit por jemi munduar me disa reduktime ta kursejmë ngrohjen dhe rrymën. Qysh prej 11 janar jemi në shkollë, një ditë lajmërohet grupi klasor ditën tjetër grupi lëndor. Arsimtarët po e bëjnë punën që e kanë për detyrë, zakonisht kujdestarët e klasave dhe kjo është përgatitja rutinë. Është rutinë e punës që çdo fillim gjysmë vjetori ose fillim viti të bëhet një pastrim pak më I thellë”, u shpreh Fitore Qirezi, drejtore e SH.F “7 Marsi”.

Mësuesi Arben Ibrahimi tha se mësimdhënësit nuk përgatiten për procesin mësimor vetëm në hapësirat e objektit shkollor. Sipas tij, këto përgatitje kryhen edhe në shtëpi.

“Arsimtarët gjysmën e punës e kanë larg procesit arsimor. Ju mendoni se janë katër orë, nuk janë katër orë, ka më tepër se katër orë, parapërgatitjet, puna e cila bëhet jashtë procesit mësimit është më e madhe se ajo që bëhet brenda procesit të mësimit”, tha Arben Ibrahimi, mësimdhënës.

Ditë më parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se viti shkollor vazhdon më 23 janar. Me Vendim të Qeverisë, gjysma e dytë e vitit shkollor 2022/23 në vend të 18 janarit fillon më 23 janar, e hënë, me prezencë fizike për të gjithë nxënësit. Pushimi dimëror është zgjatur për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe për të kursyer energjinë elektrike për ngrohje.

Related posts

Bekteshi: Me Korridorin 8 nuk do të ketë kolona 5 km dhe pritje të gjata

Gazetamax.mk

Siguria e ueb-faqeve të institucioneve shtetërore është proces i kushtueshëm, mungojnë ekspertë, trajnime dhe standarde

Gazetamax.mk

Gjobitet nga policia, shoferi që lëvizte me shpejtësi 208 km/h

Gazetamax.mk