GazetaMax
Lajme

Bejxhan Iljas bëhet pjesë e shumicës parlamentare, lë Frontin Europian!?

Deputeti dhe kreu i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljas që ishte pjesë e Frontit Europian në zgjedhjet e fundit parlamentare duket se është një nga emrat që tashmë po lëshon opozitën për të kaluar në shumicën parlamentare.

Edhe pse edhe më herët ishte përfolur për të se po kalon në pozitë, fotot e fundit të kapura mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Tetovë tregojnë një realitet ndryshe. Iljas është parë ulur në rreshtin e parë krah kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një event në Tetovë, transmeton Blick.mk

Partia Demokratike Turke ka vetëm një deputet në parlament dhe gjithmonë njihet se ka përkrahur politikat qeveritare dhe asnjëherë nuk ka qenë në opozitë, e tash Iljas duket se po ndryshon politikë, duke u bë pjesë e shumicës parlamentare.

Related posts

Spekulime mediatike apo e vërtetë: Mbështetësi i Gruevskit, i afërt me ushtrinë private të Putinit?!

Gazeta Max

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Gazeta Max

Putin vendos në krye të Melitopolit një femër, pas rrëmbimit të Fedorov

Gazeta Max