GazetaMax
Lajme

Bekteshi në Top Tema: Presim ulje të çmimeve të produkteve të qumështit të paktën 10%

Nga nesër hyn në fuqi vendimi i qeverisë për ngrirjen e marzheve të produkteve të qumështit dhe makaronave, pas së cilës qeveria pret ulje të çmimeve të produkteve të qumështit me të paktën 10 për qind dhe të makaronave me të paktën 15 për qind.
Në Top Temа, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është shprehur i bindur se të gjithë do ta respektojnë vendimin.

“Nuk presim të kemi mungesë të produkteve, ndonëse kemi mekanizma të tjera që mund të sjellim menjëherë në Qeveri. Ashtu siç bëmë me ngrirjen e çmimit të bukës. Presim të gjithë të respektojnë vendimin sepse të gjitha masat janë miratuar sipas analizës së detajuar ku kemi imput nga kompani të përgjegjshme shoqërore” – ka thënë Bekteshi.

Related posts

Kovaçevski: Ka ndërmarrje publike në të cilat anëtarë të bordit drejtues kanë paga më të mëdha se presidenti i shtetit

Gazetamax.mk

Zidan Veliu zgjidhet kryetar i Forumit rinor të BDI për nëndegën Reçicë e Madhe në Tetovë

Gazetamax.mk

Është i nevojshëm konsensus për çështjen e integrimit në BE

Gazetamax.mk