GazetaMax
Adrenaline

Belotti gati t`i bashkohet Romës

Andrea Belotti thuhet se do t’i nënshtrohet pjesës së dytë të testeve mjekësore me Romën sot dhe u ka thënë lamtumirë tifozëve të Torinos në rrjetet sociale.
Sulmuesi italian do t’i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos si agjent i lirë pasi kontrata e tij me Torinon skadoi në qershor.
‘Calciomercato.com’ pretendon se 28 vjeçari do t’i nënshtrohet pjesës së dytë të testeve mjekësore sot në Villa Stuart.
Ai tashmë ka mbërritur në Romë dhe pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare sot.
28-vjeçari i ka dhënë lamtumirën e fundit fansave të tij me një letër të hapur të publikuar në Instagram.
“Të dashur tifozë të Torinos, është e vështirë të përshkruash atë që kemi përjetuar në shtatë vitet e fundit. Isha fëmijë kur erdha dhe u rrita me vlerat e këtij klubi.
U përpoqa të jap gjithçka në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje për të shpaguar dashurinë që më treguat. Ne vuajtëm dhe u gëzuam së bashku dhe dua t’ju falënderoj. E di që heshtja ime ju ka lënduar dhe kërkoj falje për këtë, por disa situata më bënë ta bëja. Gjithmonë kam dashur ta mbroj këtë fanellë dhe këto ngjyra.
Nuk do ta harroj kurrë shiritin e kapitenit, magjinë e 4 majit, Curva Maradona duke bërtitur emrin tim. Tani largohem si burrë dhe si baba, duke e ditur që kam dhënë gjithçka në këto vite. Nuk është një lamtumirë sepse Torino do të jetë gjithmonë shtëpia ime, faleminderit për gjithçka”, shkroi ai.
Belotti shënoi 113 gola në 251 ndeshje me Torinon.

Related posts

De Bruyne tregon dallimin e madh mes City dhe Liverpool, pas disa viteve rivalitet në Premier League

Gazetamax.mk

Dinamo ndahet me Devollin, stoli pritet t’i besohet një italiani

Gazetamax.mk

Liverpooli dëshiron De Jong në janar

Gazetamax.mk