GazetaMax
BALLINA

Besimi: Është përcaktuar në mënyrë eksplicite se mjetet nga tatimi i solidaritetit do të shfrytëzohen për masa antikrizë

Financimi i masave antikrizë për ballafaqim me krizën është karakteristikë themelore e tatimit të solidaritetit, i cili nuk është i përgjithshëm dhe qëllimi i tij është financimi i masave antikrizë në buxhet, me ç’rast lidhur me të, kishte diskutime publike me të gjitha palët e tanguara, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në Kuvend, në seancën e Komisionit të Çështjeve Evropiane, ku në rend dite është ende kjo zgjidhje ligjore.

“Ajo që e bën specifike këtë tatim, i cili është i jashtëzakonshëm dhe i njëhershëm është se ai nuk është neutral, tatim i përgjithshëm si tatimet e tjera sistemike që financojnë buxhetin, por qëllimi dihet saktësisht dhe prandaj mjetet janë ndarë në programin P1, për ballafaqimin e krizës Covid-19 dhe për masa të tjera antikrizë që lidhen me krizën. Kjo është përcaktuar edhe në Ligjin e Realizimit të Buxheteve dhe lidhur me këtë është eksplicit fakti se bëhet fjalë për mjete që do të destinohen në drejtim të përkrahjes së masave antikrizë dhe në mënyrë më transparente do të dihet se ku do të shpenzohen këto mjete”, theksoi ministri Besimi.

Ai shtoi se në aspekt të solidaritetit, ky tatim është një nga parimet e Kushtetutës, respektivisht neni 8 dhe neni 33, ku përcaktohet parimi i solidaritetit, se të gjithë qytetarët dhe personat juridikë detyrohen t’i paguajnë detyrimet publike të përcaktuara me ligj.

Ministri theksoi se pikërisht për shkak të kësaj karakteristike të solidaritetit të këtij ligji, ai kishte përkrahje gjatë procesit të përgatitjes, në të cilin u përfshinë të gjitha palët e tanguara dhe komuniteti i biznesit. Siç theksoi, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, disa herë kishte debate publike, ku mori pjesë edhe komuniteti i biznesit, i cili i dha propozime të cilat u përfshinë edhe në pjesën integrale të propozimligjit i cili është në kuvand.

Ministri Besimi shtoi se, pavarësisht konsultimeve të shumta, krijimi i kësaj zgjidhjeje është sipas rregullativës së Këshillit të BE-së 2022/1854, që shfrytëzohet edhe nga vendet e tjera anëtare të BE-së, si Kroacia dhe Hungaria, ku përveç sektorëve energjetikë janë përfshirë dhe sektorët e tjerë.

“Me këtë ofrohet bazë solidariteti për përkrahjen e Buxhetit, nga i cili në këto 3 vite që nga kriza e Covid-it e në vazhdimësi janë shpenzuar gati 2 miliardë euro për këtë qëllim. Kur BE-ja këtë vit na ndau 80 milionë euro grant dhe 100 milionë euro përkrahje buxhetore me norma interesi të favorshme, rëndësi ka që edhe ne si vend të tregojmë përgjegjësi ndaj efekteve të krizës. Prandaj, vlerësoj se ky ligj, që është i jashtëzakonshëm dhe i njëhershëm, i cili zbatohet pikërisht për këtë qëllim, për të dhënë përkrahje në këto kushte kur tregjet financiare janë kaq të kushtueshne dhe për të mos i ngarkuar brezat e ardhshëm me hua dhe interes, kur mundemi ta përkrahim ekonominë në mënyrë të komunikuar paraprakisht, përkatësisht me anë të masave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për qytetarët të cilët janë përkrahur në disa aspekte sa i përket krizës energjetike. Si për shembull, vetëm në bazë të zbatimit të normave preferenciale të TVSH-së për energjinë elektrike për amvisëritë, janë dhënë 70 milionë euro”, nënvizoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Related posts

Xhaferi: Infrastruktura më e mirë shkollore është investim në mbajtjen në jetë të mjediseve rurale

e-max

Grubi: Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë, për Milevskin vendosim nesër

e-max

Analistët: “Biznesmen të Mickoskit” nuk duan që porti i Durrësit të jetë konkurrent i portit të Selanikut!

e-max