GazetaMax
Lajme

Besimi: Konsolidimi fiskal dhe kursimet janë mënyra për ballafaqim me krizën

Shkup, 18 tetor – Ekonomia e Maqedonisë nuk pritet të hyjë në recesion në vitin 2023, edhe pse ashtu si në vendet e Evropës, edhe tek ne projeksionet e rritjes rishikohen në rënie.

Efektet e krizës do të jenë ende prezente dhe çelësi i daljes së sajë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel global janë kursimet në të gjitha nivelet dhe nga të gjithë.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në emisionin 24 Analiza në TV 24, ku theksoi se me Planin e miratuar për qëndrueshmëri fiskale dhe rritje ekonomike do të kursehen shpenzimet, por nuk do të ketë ulje të pagave të të punësuarve.

“Ndikimi i krizës energjetike dhe të çmimeve do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm. Duhet të jemi realistë sa i përket situatës dhe mos krijojmë pritshmëri joreale se kjo gjendje do të kalojë shpejt. Efektet do të ndihen, por pavarësisht kësaj edhe për vitin e ardhshëm planifikojmë rritje prej 2.9%, por ajo që ka rëndësi është të përgatitemi për një periudhë, që definitivisht pavarësisht nevojave që do të paraqiten për t’u ballafaquar me krizën, do të ketë nevojë edhe të kursejmë” theksoi ministri Besimi.

Ministri Besimi shtoi se kursimi mund ta ndryshojë situatën në mënyrë të konsiderueshme dhe se reaksioni i parë që duhet të ndërmerret është konsolidimi fiskal ose zvogëlimi i shpenzimeve në sektorin publik, që do t’a ulë presionin mbi normat e interesit, me ç’rast do të ndikojë edhe mbi rritjen ekonomike.

“Tashmë janë miratuar masat për kursim. Qeveria miratoi Planin për qëndrueshmëri fiskale, i cili përfshin masa dhe rekomandime për konsolidimin e shpenzimeve, por tani ato nuk janë vetëm rekomandime, por ka kursime konkrete. Të gjithë janë të vetëdijshëm për gjendjen. Në Qeveri diskutohet mbi këtë gjë dhe pjesa më e madhe e ministrave ofrojnë propozime dhe vlerësime. Tanimë u publikua se kishte kursime të energjisë elektrike prej 20%, për shembull ne në Ministrinë e Financave kemi kursyer rreth 30%”, tha Besimi.

Lidhur me rekomandimet dhe masat për kursimin e shpenzimeve për paga të këtij plani, ministri

sqaroi se nuk do të ketë ulje të pagave.

Sipas masave dhe rekomandimeve, vetë institucionet do të bëjnë vlerësim se si do t’i zbatojnë dhe propozojnë lidhur me to.  Në asnjë moment, as unë e as ndonjë tjetër nuk ka thënë se do të ulen pagat e të punësuarve në sektorin publik.  Përkundrazi, ne punojmë për zgjidhje që do të rrisë pagat në sektorin publik dhe pritet të përfundojë metodologjia deri në fund të vitit”, theksoi ministri, i cili shtoi se duhet të rishikohen ato paga që shkaktojnë distorzione në sistem.

Ministri potencoi se duhet dhënë sinjal i qartë për uljen e kostove në aspekt ta asaj që të intensifikohet spiralja inflacioniste. “Punëtorët reagojnë me të drejtë, se nëse rriten çmimet duhet të rriten edhe pagat, por ky cikël, nëse rriten pagat, do të rriten kostot e kompanive, çmimet do të rriten dhe kjo spirale mund të çojë vetëm në hiperinflacion, i cili nuk duhet lejuar”, theksoi ministri.

Ministri Besimi theksoi se investimet e parashikuara me kornizën katërvjeçare të bashkëpunimit investohet në përmirësimin e infrastrukturës, kapitalin njerëzor dhe menaxhimin e financave publike.

Vlera e kornizës ekzistuese katërvjeçare e bashkëpunimit ishte 420 milionë dollarë, por për shkak të krizës me Kovidin u miratuan 508 milionë dollarë. Për më tepër, strategjia ekzistuese përfundon në qershor të vitit 2023, ndërsa përgatitjet për strategjinë e re do të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm, menjëherë pas përfundimit të raportit për vendin.

Related posts

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

Gazetamax.mk

Edhe pse e paralajmëruar deri në fund të vitit, kontrata kolektive nuk është nënshkruar – Kush e ka fajin?

Gazetamax.mk

Gjen. Walters: Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në qendër të vëmendjes së NATO-s dhe BE-së

Gazetamax.mk