GazetaMax
Lajme

Besimtarët krishterë ortodoks festojnë Buzmin

Shkup, 6 janar – Besimtarët krishterë ortodoks në vend sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet.

Buzmi tradiconalisht shënohet me tubim para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, në organizim të Shoqatës civile “Bordi për shënim tradicional të Buzmit”.

Nga ora 10 do të fillojë përkujtimi i ditës para lindjes së Jezu Krishtit – Buzmi.

Në këtë manifestim është paralajmëruar prania e kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe e kryetarëve të komunës së Sopishtës, Stefçe Tërpkovski dhe të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski.

Degët e buzmit janë simboli i lumturisë, dashurisë dhe dritës, me të cilat besimtarët ortodoksë zbukurojnë shtëpitë e tyre për natën e buzmit, në prag të Krishtlindjeve.

Populli maqedonas i shënon këto festa me vëmendje dhe respekt të madh.

Në natën e buzmit, familja mblidhet në darkë të përbashkët agjërimi dhe sipas zakonit, këtë mbrëmje nuk ka mysafirë. Në të gjitha kishat, mëngjesin pas natës së buzmit, shërbehet një liturgji festive e Krishtlindjeve.

Krishtlindja është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është amzë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Related posts

Nga Shkupi dhe Ohri do të ketë fluturime në 48 destinacione

Gazetamax.mk

Shkatërrohet grupi kriminel, kontrabandonin emigrantë, në pranga nëntë persona

Gazetamax.mk

Kasami pranon donacion prej 5 inkubatorëve për spitalin e Tetovës

Gazetamax.mk