GazetaMax
Lajme

Bexheti: Korridori 8, më i madhi projekt nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut

Jo vetëm në aspektin gjeostrategjik e kombëtar (shqiptar), që është më i madhi projekt nga pavarësia e vendit, i cili qe do të lidhë Detin e Zi me atë Adriatik dhe Lindjen me Perëndimin, por edhe në aspektin ekonomik, do të ketë ndikim shumë të madh në rejon, deklaroi për Indeks.mk, akademik Abdylmenaf Bexheti, duke folur për fillimin e ndërtimit të Korridori 8a dhe 10D.

“Lufta në Ukrainë vetëm se vërtetoi rëndësinë kapitale të “poshinave furnizuese” dhe lidhjet e tyre me pikat e dështinimit. Kur kësaj t’i shtohen edhe angazhimet e resurseve vendore në ndërtimtarinë e ulët, projekti ka impakt të pallogaritshëm në prerje të momentit, jo vetëm financiare por edhe ekonomike e njerëzore (siguria në rrugë është impakt i pallogaritshëm për nga rëndësia e jetës). Shpresoj që dinamizimi të shkojë sa më mirë se një vit e më pare, përfitimet ekonomike do multiplikohen”, vlerëson Bexheti.

Korridori 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 km përmes një autostrade me 6 korsi që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, kurse Korridori 10-D do të lidh Prilepin dhe Manastirin dhe si projekt shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, derisa periudha e realizimit të projektit është 6 vite nga fillimi i punimeve.

Related posts

“Yeo Teknoloji” emëroi Muhammed Topal drejtor të zhvillimit të biznesit dhe shitjeve në Ballkan

Gazeta Max

Komisioni për kontroll mbi ASK do të debatojë për rastin “Onishçenko” dhe raportimet për bomba

Gazeta Max

Qeveria e përcaktoi Propozim-ligjin i cili parashikon që kazinotë të jenë larg shkollave

Gazeta Max