GazetaMax
Lajme

Bezhoska – Dusharm: Statistikë cilësore e Bankës Popullore është përfitim për të gjithë ekonominë

Shkup, 25 prill – Banka Popullore shënon suksese të jashtëzakonshme në realizimet në sferën e statistikës, që është me rëndësi të madhe për ekonominë në tërësi, pasi këto të dhëna janë bazë për marrjen e vendimeve të drejta nga bartësit e politikave dhe të sektorit korporativ. Kjo u potencua në takimin midis guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe drejtorit të Sektorit për Statistikë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Luj Mark Dusharm, në kuadër të takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, që zhvillohen në Uashington, SHBA.

“Në bisedën me Sektorin e FMN-së, u potencua se Banka Popullore vazhdimisht është duke punuar në përmirësimin e transparencës, cilësisë dhe vëllimit të të dhënave statistikore për gjendjet financiare dhe monetare, që është me rëndësi të veçantë gjatë sjelljes së politikave për ruajtjen e sektorit makroekonomik dhe stabilitetin e sektorit financiar” informojnë nga Banka Popullore.

Para më shumë se një viti, Banka Popullore filloi me publikimin e të dhënave për llogaritë vjetore financiare të ekonomisë vendore, që i shfaqin gjendjet e mjeteve dhe obligimeve financiare.

“Ky është hap i rëndësishëm për sistemin statistikor vendor për shkak të informacioneve të detajuara për gjendjen dhe ndryshime e mjeteve financiare dhe obligimet e disa sektorëve të veçantë, strukturën e tyre për disa instrumente financiare të caktuara, si edhe daljen ekspozimit të ndërsjellë financiar të sektorëve. Llogaritë financiare janë burim i rëndësishëm i informacioneve për bartësit e politikave ekonomive”, thonë nga Banka Popullore.

Që atje potencojnë se BPRM është duke punuar në mënyrë të përforcuar edhe në përgatitjen e të dhënave të reja statistikore, gjegjësisht rrumbullakësimin e plotë të treguesve që janë në kompetencë të saj, në pajtim me standardin më të lartë statistikor për diseminimin e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar – SDDS plus, që e përmbushin vetëm 27 vende në botë.

Janë arritur rezultate të dukshme në planin e diseminimit të të dhënave, përmes portalit statistikor “NBStat”, potencojnë nga Banka Popullore.

Nga BPRM njoftojnë se guvernatorja e ka takuar edhe zëvendësdrejtorin e Departamentit të Tregjeve monetare dhe financiare, Kristofer Erceg dhe Departamentin ligjor të FMN-së.

Në takimin me Departamentin e Tregjeve monetare dhe financiare, u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit të Bankës Popullore me ekspertët e FMN-së për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës analitike për zhvillimin e politikës monetare, zhvillimin e kapaciteteve për vlerësimin e rrezikut sistemik dhe ruajtjen e stabilitet financiar dhe për mbikëqyrje efikase, kumtojnë nga BPRM.

Guvernatorja, shtohet në kumtesë, e falënderoi FMN-në për mbështetjen që jep në përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të institucionit.

Related posts

Besimi: Vijojmë me politikat për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe fiskal

Gazetamax.mk

Rrugët e drogës në Ballkanin Perëndimor – sa kushton dhe cili vend konsumon më së shumti?

Gazetamax.mk

Chollet: Mbështesim fuqishëm procesin e anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut

Gazetamax.mk