GazetaMax
Lajme

Biden: Putin, kriminel lufte

Presidenti amerikan Joe Biden tha për herë të parë se presidenti rus Vladimir Putin është një kriminel lufte, për pushtimin që po i bën Ukrainës.

“Ai është kriminel lufte”, tha Biden për gazetarët pas një eventi në Shtëpinë e Bardhë. Reagimi vjen në një kohë kur vdekjet dhe shkatërrimi në Ukrainë vijon të përkeqësohet.

Më herët, Biden njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainë, në luftën e saj kundër Rusisë. Ai tha se Shtëpia e Bardhë do të mundësojë një “mbështetje të paprecedentë”, e cila kap shifrën prej rreth 800 milionë dollarësh, përfshirë furnizimin me dronë.

SHBA do ta ndihmojë po ashtu Ukrainën në identifikimin dhe marrjen e sistemeve kundërajrore me rreze të gjatë dhe municionet që i nevojiten.

Related posts

Karapetrov i VMRO: Morgun e premtuam dhe e realizuam

Gazeta Max

Si gjyqet politike/ Kush ishin “shokët” që kryqëzuan Ermal Dredhën e Vlorës përpara syve të kryeministrit

Gazeta Max

Kush do të vendos për pasuesin e Ruskovskës?!

Gazeta Max