GazetaMax
Lajme

Biden: Putin, kriminel lufte

Presidenti amerikan Joe Biden tha për herë të parë se presidenti rus Vladimir Putin është një kriminel lufte, për pushtimin që po i bën Ukrainës.

“Ai është kriminel lufte”, tha Biden për gazetarët pas një eventi në Shtëpinë e Bardhë. Reagimi vjen në një kohë kur vdekjet dhe shkatërrimi në Ukrainë vijon të përkeqësohet.

Më herët, Biden njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainë, në luftën e saj kundër Rusisë. Ai tha se Shtëpia e Bardhë do të mundësojë një “mbështetje të paprecedentë”, e cila kap shifrën prej rreth 800 milionë dollarësh, përfshirë furnizimin me dronë.

SHBA do ta ndihmojë po ashtu Ukrainën në identifikimin dhe marrjen e sistemeve kundërajrore me rreze të gjatë dhe municionet që i nevojiten.

Related posts

Kovaçevski: Sjellim masa për mbështetjen e qytetarëve në kushte të krizës

Gazeta Max

Funksionoi për 3 vjet dhe pati 8 ndërhyrje: Një ambulancë-varkë në Liqenin e Ohrit është nevojë reale

Gazeta Max

Analizë: Maqedonia ndër më e varfëra/ Vështirë me dimrin, vështirë me rrymën, vështirë me jetën,…

Gazeta Max