GazetaMax
Lajme

Bie numri i rasteve aktive dhe të vdekurve, gjendja drejt stabilizimit

Shkup, 21 prill – Numri i rasteve aktive me Covid në vendin tonë vazhdon të bie dhe për momentin shënon 802 të infektuar. Ulet dhe numri i të infektuarve të rinj dhe të vdekurve, ndërsa e ulët është përqindja e të infektuarve ditor, informon Zhurnal.

Mbi gjysma e rasteve aktive janë nga Shkupi, (431) ndërsa më tepër se 100 ka vetëm në Manastir (126). Të infektuar fare nuk ka në Dibër, Kriva Pallankë, Bogdancë, Kratovë, Makedonski Brod dhe Dojran. Vetëm nga një i infektuar ka në Sveti Nikollë, Vinicë, Probishtip, Krushevë, Demir Hisar, Demir Kapi, Pehçevë dhe Makedonska Kamenicë.

Gjendja epidemiologjike po përmirësohet por ministri Sali vazhdon të paralajmërojë qytetarët dhe institucionet se duhet të jenë të kujdesshëm.

Është ulur edhe interesimi për vaksinim. Përqindja e qytetarëve të vaksinuar shënon 46%. Vaksina ka mjaftueshëm por nuk ka kush të vaksinohet.

Deri tani në vendin tonë gjithsej kanë ndëruar jetë 9265 pacientë. Të infektuar janë 308,878 ndërsa 298,811 janë shëruar.

Ndryshe nga dje në kufi tanimë nuk kërkohet çertifikata e vaksinimit./Zhurnal.mk

Related posts

BDI shpall zgjedhjet në të gjithë degët dhe Forumin Rinor

Gazetamax.mk

Zgjidhen edhe tre kryetar të Forumit rinor të BDI në Tetovë/ Alen Rasimi në nëndegën Brodec, Ilir Salihi në nëndegën Sellcë dhe Bujamin Avdija në nëndegën Drenovec

Gazetamax.mk

Në Fakultetin Juridik të UT-së u prezantuan rezultatet e projektit “Matja e perceptimeve të nivelit të korrupsionit në institucionet publike në rajonin e Pollogut”

Gazetamax.mk