GazetaMax
Lajme

Bilalli: Kam frikë se pas 10 viteve Maqedonia do të mbushet me njerëz nga Afrika

Shkup, 14 dhjetor – Rusia është shkatërruesi kryesor në Maqedoni, e çuditem pse ka kaq mbështetje në vendin tonë. Kryesisht përgjigjen që e kam marë është lidhja me ortodoksinë, por Maqedonia e Veriut ësht ëvendi i fundit që duhet ta mbështesë Rusinë. Kështu shprehet profesori universitar Mersel Bilalli në Studio 10 në Tv24, informon Zhurnal.

“Asnjëherë nuk ka qenë kështu. Në vendin e mëparshëm kishte sistem. Nuk mundeshe çdokush të bëhet prokuror ose ministër. Nuk mundeshe çdokush të diplomojë ndërsa mesatarja ishte 7. Rreth 7% e atyre që diplomonin në kohë. Ishte turp të kërkosh lidhje. E gjithë kjo tani është legalizuar dhe është bërë normale. Dallimi është i madh. Tani nuk kemi asnjë merit sistem. Kjo që e kemi është formë e pastër”, thotë Bilalli.

Në administratën shtetërore ka sistem të fuqishëm të karierës për avansim ku pushteti nuk është fare prezent, më tepër është prezent opinioni”, thotë Bilalli.

“Ish diplomatë më thanë se sistemi është kyç. Nëse nuk ka sistem, për 4-5 vite njerëzit do të fillojnë të sillen sipas atij jo-ssitemi i cili do të mundësojë keqpërdorime. Krim ka gjithkund, por reagohet”, thotë Bilalli.

Ai thotë se për 10 vite thuajse është gjysmuar numri i banorëve në Maqedoni, e kjo është sipas të dhënave të demografëve. Ai thotë se kjo është realitet, pavarësisht se i regjistrojmë edhe ata njerëz.

“Kam frikë se për dhjetë vite nuk do t’i kemi njerëzit e njejtë, por do të kemi njerëz nga lindja dhe Afrika”, thotë Bilalli./Zhurnal.mk

Related posts

Sëmundjet e rralla, pacientët: Vonon terapia

Gazetamax.mk

Javën e kaluar me Covid u infektuan gjithsej 130 qytetarë, nuk vdiq asnjë

Gazetamax.mk

Ja dëshmitë se rinia nuk po largohet por po dëbohet nga mungesa e funksionimit normal të një shteti !

Gazetamax.mk