GazetaMax
Lajme

Blerant Ramadani: Saraji po bashkohet rreth vizionit për ndryshim – jemi gati për fitore në tetor

Me një frymë uniteti, energjie dhe vendosmërie, kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, zhvilloi një takim të rëndësishëm me strukturat politike të koalicionit, në prag të fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit. Në takim ishin të pranishëm figura kyçe si kryetari aktual Iljas Vejseli, deputeti i zonës Blerim Bexheti, ish-deputeti Arben Ziberi, si dhe drejtues të degëve dhe aktivistë të shumtë nga tereni.

Takimi shënoi një moment kyç për konsolidimin e frontit politik rreth kandidaturës së Blerant Ramadanit, i cili po shfaqet si figura unifikuese që synon ta udhëheqë Sarajin drejt një epoke të re zhvillimi dhe transparence.

“Saraji ka nevojë për vizion të ri dhe lidership që bashkon, jo ndan. Së bashku po ndërtojmë një ofertë serioze për qytetarët – jo vetëm për të fituar zgjedhjet, por për t’i kthyer dinjitetin qeverisjes lokale,” – u shpreh Blerant Ramadani në fjalën e tij.

Ai theksoi se bashkë me ekipin do të prezantojë një program zhvillimor të ndërtuar mbi nevojat reale të qytetarëve, duke u fokusuar në infrastrukturë, arsim cilësor, shërbime efikase komunale dhe transparencë në çdo vendimmarrje. Ramadani theksoi se qeverisja e tij do të vendosë interesin qytetar në qendër, jo interesat e klaneve politike.

“Saraji ka potencial të jashtëzakonshëm, por për vite me radhë ka munguar vullneti për ta shfrytëzuar. Koha e premtimeve boshe ka përfunduar. Ne po vijnë me projekte konkrete dhe me vizion për të ardhmen,” – shtoi ai.

Në takim u zyrtarizua gjithashtu edhe emërimi i Senehat Murtezanit si shef i shtabit zgjedhor, një figurë e njohur për përkushtimin dhe organizimin në terren. Ramadani e uroi publikisht për detyrën e re, duke theksuar se ky ekip do të jetë garant i fitores në tetor.

“Me njerëzit e duhur dhe me mbështetjen e qytetarëve, Saraji do të bëjë ndryshimin që ka pritur prej kohësh. Bashkë do të ndërtojmë një komunë moderne, të drejtë dhe të zhvilluar,” – përfundoi kandidati për kryetar.

Takimi i Sarajit është vetëm fillimi i një fushate që synon të rikthejë besimin në politikë dhe të vendosë qytetarin në qendër të agjendës. Me Blerant Ramadanin si kandidat, Saraji ka një mundësi reale për ndryshim substancial dhe për një të ardhme ndryshe.

Related posts

Ngasje e biçikletës nëpër Shkup, nisma “NëBiçikletë” e shënon 10 vjetorin e ekzistimit

Gazeta Max

Shaqiri në Forinë: Prej sot filloj me vizitë në të gjithë 70 objektet shkollore të cilat MASH i rikonstruoi gjatë muajve të kaluar

Gazeta Max

“Merhamet” fillon shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë

Gazeta Max