GazetaMax
Ballina Lajme

Blerim Bexheti: Mbi 50 simpatizues braktisin VLEN-in i bashkohen BDI-së

Sekretari organizativ i BDI Blerim Bexheti sonte ka njoftuar se mbi 50 qytetarë nga mbarë degët e Shkupit i janë bashkuar BDI-së.

Sot, mbi 50 qytetarë nga Çairi, Saraji dhe Shkupi morën vendimin e drejtë për t’u larguar nga partitë që i përfaqësonin dhe për t’iu bashkuar BDI-së. Këta njerëz po kërkojnë një ndryshim të vërtetë, duke shprehur lodhjen e tyre nga strukturat e dobëta dhe të margjinalizuara që nuk kanë arritur të kontribuojnë për shqiptarët. Ata e dinë se përfaqësimi i vërtetë vjen vetëm nga një strukturë me ndikim si Bashkimi Demokratik për Integrim.

Shqiptarët janë të ftuar të largohen nga partitë që kanë shkatërruar mundësitë e ndryshimit dhe kanë pasur interesa personale. BDI është e vetmja forcë që mund të përfaqësojë shqiptarët në mënyrë të denjë dhe të ndikojë për ta. Mesazhi është i qartë: koha ka ardhur për çdo shqiptar që kërkon përfaqësim dhe ndryshim të kthehet te BDI dhe Lideri i shqiptarëve z.Ali Ahmeti.

Related posts

Stërvitja ndërkombëtare në Krivollak, Mexhiti: Forcojmë kapacitetet mbrojtëse me aleatët

Gazeta Max

Gjorgievska: Të krijojmë mekanizma efikase juridike për mbrojtje dhe sanskionim të dhunës në internet

Gazeta Max

Taravari: Sot është transporti i fundit i të lënduarve jashtë vendit, të plagosurit janë në gjendje relativisht stabile dhe nuk ka të vdekur

Gazeta Max