GazetaMax
Lajme

Blerim Latifi numëron ushtarët e UÇK-së zonë për zonë, i dalin “13 mijë e diçka”

Latifi numëron ushtarët e UÇK‘së zonë për zonë, i dalin “13 mijë e diçka”.
Profesori Blerim Latifi i ka numëruar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëpër shtatë zonat e saj gjatë luftës në Kosovë, e që në përfundim i dalin 13 mijë e 500.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7 teksa po diskutonin për numrin e vërtet të veteranëve të luftës, Latifi i ka numëruar ushtarët nëpër të gjitha zonat, ku zona operative e Dukagjinit e cila ka qenë më e madhja, sipas Latifit në pikun e saj ka pasur 3 mijë deri në 3 mijë e 700 ushtarë.
“UCK i ka pas 7 zona, këto zona kanë pas madhësi të ndryshme, varësisht prej specifikave që i kanë pas. Zona më e madhe ajo e Dukagjinit, e cila realisht, në pikun e mobilizimit nuk ka pas më shumë se 3 mijë deri në 3 mijë e 700 luftëtarë. E dyta ka qenë zona operative e Drenicës, në pikun e saj i ka pas 2500 deri në 2700 luftëtarë.
E treta ka qenë zona e Pashtrikut e cila maksimumi i ka pas 2 mijë luftëtarë. Zona e Llapit e cila maksimumi i ka pas 1500 luftëtarë. Zona operative e Shalës nuk i ka pas më shumë se 900 luftëtarë. Zona e Nerodimes nuk i ka pas më shumë se 500 luftëtarë. Zona e Karadakut dyfish më pak”, tha Latifi.
Ai po ashtu i ka numëruar edhe ushtarët e Brigadës 138 dhe të njësisë që kanë sulmuar në Pashtrik.
“I kemi edhe dy njësi tjera, që është brigada 138, e cila i ka pas 1700 ose 1800 luftëtarë si dhe njësitet e UCK që kanë sulmu në Pashtrik, në maj të 99-së e cila sillet rreth 1 mijë luftëtarë”.
Latifi tha se piku i ushtarë ka qenë vera e vitit 1998, ndërsa thotë se UÇK-ja nuk ka pasur kurrë më shumë se 13 mijë e 500 ushtarë.

Related posts

Milevski ende nuk ka dorëzuar dorëheqjen tek Kovaçevski

Gazetamax.mk

Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja?

Gazetamax.mk

UT nënshkroi vazhdimin e Marrëveshjes me Magna Charta Universitatum

Gazetamax.mk