GazetaMax
Ballina

Blerim Mataj, këngëtari nga Shkodra sjell këngën më të re me titull ” Kaçurrelja e Malësisë “ 

Blerim Mataj këngëtari nga Shkodra i cili lindi dhe u rrit me këngën, e si mund të ndodhte ndryshe kur babai i Blerimit Cuf Mataj është një këngëtar i njohur i folkut verior. Dhe jo vetëm kaq por kjo familje ka nxjerrë dhe këngëtaren e mrekullueshme Zuke Dautaj. Të shkruash për një familje artistësh që ADN-ja e tyre rrjedh këngë është një privilegj i madh, prandaj ndihem mirë kur shikoj se kënga tradicionale dhe turbo folk po merr çdo ditë e më tepër vendin që i takon, dhe kjo ndodh falë personave siç janë dhe familja Mataj që këngën e përcjellin në breza.

Blerimi me një modesti të pashoqe tha për portalin tonë se ne jemi vetëm një degë e e vogël e një lisi të mbushur me bilbila të muzikës tonë të mrekullueshme. E prandaj do mundohemi që krahas rrymave alternative të insistojmë më së shumti në rrymën turbo folk, sepse aty e ndiej veten mirë dhe në identitet. Kënga Kaçurrelja e Malësisë është një këngë e mrekullueshme e cila tregon më së miri fisnikërinë Bukurinë dhe krenarinë e bijave të Malesisë së Madhe. Kjo këngë që në publikimin e saj ka marrë mjaft vëmendje, dhe premton se do të ketë një sukses të madh në mesin e fansave të këngëtarit dhe muzikës turbo folk. Ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni dhe dëgjoni këngën.

Related posts

‘ 24/ 7 ” quhet projekti më i ri ardhur nga artisti Bekim Ibrahimi

Gazetamax.mk

Persona të panjohur dëmtojnë makinën e deputetit, reagon Kadriu: Turp për atë që e bëri

Gazetamax.mk

“Pse o bir”, projekti që e rikthen fuqishëm në fundvit këngëtarin Flori Çoçaj (Video)

Gazetamax.mk