GazetaMax
Lajme

Blinken-Zhan-Iv le Drien: Japim mbështetje të plot për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE

Uashington, 27 prill – Sekretari shtetëror i SHBA-së Entoni Blinken dhe ministri i Punëve të Jashtme Zhan-Iv Le Drien në bisedë sot treguan se japin mbështetje të përforcuar për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kumtuan nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në bisedë, siç deklaroi zëdhënësi i DASH Bed Prajs, Blinken poashtu dërgoi urime për popullin e Francës për zgjedhjet e suksesshme më 24 prill duke theksuar se pritet bashkëpunim të afërt dhe lidhje të forta me presidentin Emanuel Makron.

“Të dy diskutuan edhe për sigurimin më të madh për Armatën e Ukrainës në rezistencën drejtë brutalitetit dhe sulmit të paprovokuar të Qeverisë ruse, si dhe masa plotësuese për atë që presidenti Putin dhe regjimi i tij do të thirren në përgjegjësi”, shtoi Prajs, lajmëroi korrespodenti i MIA-s.

Franca është kryesuese me BE-në, mandati i së cilës përfundon në qershor.

Related posts

ISK: Partitë politike burim kryesor i dezinformatave në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

Përplasje VMRO – LSDM për referendumin

Gazeta Max

Miteva: Arsovska është fajtore për kaosin në Shkup, të japë dorëheqje

Gazeta Max