GazetaMax
Lajme

Bllokada në Shkup ishte në dëm të qytetarëve, thotë Arsovska

Shkup, 15 dhjetor – Bllokada e Shkupit ishte në dëm të qytetarëve dhe e pavend. Transportuesit privatë kanë pasur takim në qytetin e Shkupit, por ne nuk funksionojmë me shantazhe dhe presione, thotë kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Në një intervistë për Kanal 5, Arsovska sonte theksoi se disa individë të cilët, siç thotë ajo, “punojnë në interesin e tyre” nuk duhet të lejohen të manipulojnë një grup qytetarësh që sinqerisht duan të fitojnë bukën e gojës.

“Ka një thirrje publike, kush është i ndershëm, i sinqertë dhe që dëshiron të punojë ashtu siç duhet të punojë mund të aplikojë. Qyteti nuk ka më kontratë me “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres”. Ata e ndërprenë kontratën duke mos kryer më shërbimin për qytetarët e Shkupit. Disa për shkak se nuk e kanë dorëzuar minimumin prej 80 për qind para disa muajsh, e të tjerë sepse kanë ndërprerë plotësisht vozitjen”, thotë Arsovska.

Për sa i përket efikasitetit të transportit publik në kryeqytet, kryetarja thotë se bëhet fjalë për një sipërmarrje e mbetur në gjendje të palakmueshme.

“Dikush spekuloi me shifra, ju mund të keni edhe 1000 autobusë në Shkup që mund të përfshihen në këtë lloj aktiviteti, por fakt është se shpallja në vitin 2021 ku kanë aplikuar këta persona ka qenë për rreth 80 autobusë. Vitin e kaluar kur është bërë ajo thirrje kanë qenë 87 autobusë, përveç të cilëve duhet të ketë një rezervë të caktuar, pyetja që duhet bërë është se çfarë ka ndodhur me ndërmarrjen qarkulluese publike”, shtoi kryetarja Arsovska.

Arsovska theksoi se mbetet e mendimit se në Shkup do të ketë transport publik falas.

“Dhe në këtë rast sërish ka shumë gjëra që janë faktor në gjithë zbatimin e projektit. Po, ne i përmbahemi dhe mendojmë se mund të funksionojë dhe t’u ofrojmë qytetarëve gjithçka që kemi premtuar. Po, programi ishte vërtet ambicioz, por në këtë program, si kudo në botë ku realizohet një projekt i tillë, nuk e konsiderojmë të pamundur”, shtoi Arsovska.

Related posts

Osmani pas takimit me Blinken: SHBA-të ofrojnë mbështetje të fuqishme në proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut

Gazetamax.mk

Propozimi plotësues i Buxhetit për vitin 2023 në seancë plenare

Gazetamax.mk

Njëzet persona kanë përfituar gjysmë milioni euro për tre vjet nga Qendra e re Klinike që pritet të ndërtohet në Shkup

Gazetamax.mk